Një nga projektet e reja të banimit dhe shërbimit në Tiranë, i pozicionuar strategjikisht në Rrugën “Shyqyri Demneri”, në një nga zonat më të konsoliduara dhe të kërkuara të kryeqytetit, midis Rrugës së Elbasanit dhe Rrugës “Mihal Grameno”. Vendndodhja ofron akses të shpejtë në disa prej akseve kryesore të qytetit, duke e lidhur projektin me Bulevardin “Bajram Curri”, zonën e Bllokut, Rrugën e Elbasanit dhe pjesë të tjera të rëndësishme të Tiranës.
Projekti parashikohet si një objekt multifunksional banimi dhe shërbimi, i organizuar në 15 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me lartësi kati 3.24 metra dysheme – tavan, me 2 ashensore, me cilesi te larte ndertimi duke kombinuar funksionet rezidenciale me hapësirat e shërbimit dhe duke ofruar një koncept bashkëkohor të jetesës në një nga zonat më të aksesueshme të Tiranës.
Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 78.62 m2 (92.78 m2 bruto) pozicionohet në katin e 5-të, me orientimin veri - perendim. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë, dhomë matromoniale me tualet brenda, dhome gjumi, tualet dhe 3 ballkone te vegjel.
Mundesi e mire banimi ose investimi.
Parkimet duke filluar nga 45,000 Euro deri ne 55,000 Euro posti.
Afati i perfundimit brenda vitit 2029