Pershkrimi i Prones

Një nga projektet e reja të banimit dhe shërbimit në Tiranë, i pozicionuar strategjikisht në Rrugën “Shyqyri Demneri”, në një nga zonat më të konsoliduara dhe të kërkuara të kryeqytetit, midis Rrugës së Elbasanit dhe Rrugës “Mihal Grameno”. Vendndodhja ofron akses të shpejtë në disa prej akseve kryesore të qytetit, duke e lidhur projektin me Bulevardin “Bajram Curri”, zonën e Bllokut, Rrugën e Elbasanit dhe pjesë të tjera të rëndësishme të Tiranës.

Projekti parashikohet si një objekt multifunksional banimi dhe shërbimi, i organizuar në 15 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me lartësi kati 3.24 metra dysheme – tavan, me 2 ashensore, me cilesi te larte ndertimi duke kombinuar funksionet rezidenciale me hapësirat e shërbimit dhe duke ofruar një koncept bashkëkohor të jetesës në një nga zonat më të aksesueshme të Tiranës.

Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 92 m2 (109 m2 bruto) pozicionohet në katin e 4-të, me orientimin jug - lindje. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë, dhomë matromoniale me tualet brenda, dhome gjumi, tualet dhe 3 ballkone.

Mundesi e mire banimi ose investimi.

Parkimet duke filluar nga 45,000 Euro deri ne 55,000 Euro posti.

Afati i perfundimit brenda vitit 2029

Detajet e Prones

Cmimi €: 316,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+2
Kati: 4
Katet: 15
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 92 m2
Sip. Totale: 109 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Referenca: INF1936
Vendndodhje
Whatsapp