Apartament i ri 2+1 / Zyrë në shitje te një nga rezidencat më të reja luksoze të Tiranës, e cila ndodhet fare pranë gjelbërimit të parkut kombëtar të kryeqytetit, “Hyatt” Hotel, me pamje të lirë dhe shumë të bukur nga parku i liqenit artificial. Vetem 980 m larg nga qendra e Tiranes, me akses në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, rrugen e Elbasanit dhe Sheshin Nënë Tereza.
Urban limit është një residence multifunksionale 7, 8, 13, dhe 14 kate me 3 kate parkim nentoke dhe godine sherbimi, hotelerie dhe zyra, 15 kate me 3 kate parkim nentoke. Ofron një stil të vecantë arkitekturore bashkëkohorë dhe dizajn elegant, me siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare dhe investim i sigurtë.
Ndërtesa përbëhet nga 3 komponentë kryesorë që janë zona e banimit rezidenciale, tregtare dhe zona e biznesit.
Apartament 2+1 ose Zyrë në shitje, me sipërfaqe neto 102 m2 (bruto 122 m2), kati i 12-të. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet, dhomë gjumi dhe tualet dite.
Ofrohet për shitje dhe 1 post parkimi në katin -1 me çmim 70,000 Euro.
Parashikuar të mbarojë brenda vitit 2027.