Pershkrimi i Prones

Vila ndodhet në Lunder, "Long Hills" residence, një nga komplekset më cilësore, i cili ofron siguri 24 orë, pishinë të përbashkët, bar, restorant, infrastrukture moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të paster, mirëmbajtje te persosur, jetesë në komunitet, etj.

"Long Hills" residence ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës në mes te gjelberimit, ajrit te paster, qetesisë që ofron zona. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afer Qendres Tregtare TEG, Kompleksit "Rolling HIlls", Tirana International School dhe World Academy of Tirana.

Vila eshte e organizuar mjaft mirë funksionalisht, me rifinituara shumë cilësore, termoizolim, sistem ngrohje – ftohje dhe oxhak funksional në ambientin e ndenjës. Oborri është krejtësisht i gjelbëruar dhe mjaft funksional. Shitet me mobilimin të pjesshëm i cili është shumë cilësor. Katet lidhen ndermjet tyre me shkalle te shtruara me dru.

Vile në shitje me sipërfaqe ndërtimi 350 m2 + 400 m2 oborr të gjelberuar. Vila eshte e organizuar ne kete menyre, në katin e parë gjenden hyrja kryesore e viles nga oborri, ambienti i ndenjes+ngrënie, gatim i vecante, tualet dhe verandë. Kati dytë ka dy dhoma gjumi, dy tualete dhe verande. Kati 0 ka tre dhoma gjumi, tre tualete dhe lavanderi. Te tre dhoma kane dalje ne oborrin kryesor i cile eshte i mirembajtur dhe i gjelberuar dhe ka forme te drejte dhe te sheshte.

Aktualisht vila eshte me qira 3,500 Euro/muaj/netto dhe ka dhe 2 vite kontrate qiraje.

Vila shitet bashkë me 2 vende parkimi.

Me certifikate pronësie.

Detajet e Prones

Cmimi €: Kontaktoni per cmimin
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 3
Sip. Totale: 350 m2
Sip. Toke: 400 m2
Dhomat e gjumit: 5
Tualetet: 6
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Ka hipoteke: Po
Viti i ndertimit: 2023
Referenca: INF1968
Vendndodhje
Whatsapp