Ambient biznesi dyqan+ 2 kate parkimi në shitje, në një zonë shumë të mirë, tek Oxhaku, pranë rrugës “Xhanfize Keko” dhe rrugës “Zihni Sako”, me akses të lehtë për në qendër si dhe në unazë.
Zona karakterizohet kryesisht nga banesa individuale e pallate të vogla ose të mesme por vitet e fundit ka marrë një zhvillim të madh me anë të projekteve të reja e ndërtesave të larta që po ndërtohen e cila e bën një zonë të kerkuar për banim si dhe për investim e zhvillim biznesi.
Në afërsi të pronës gjendet një rrjet i rregull tregëtar me shërbime e facilitete të shumta. Ka pranë universitetin Europian, Institutin Kanadez të Teknologjisë, shkollën 9-vjeçare “Hasan Prishtina” dhe kopshtin Nr.20 “Çufo”; supermarketi Big Market, farmaci Haxhia etj. Gjithashtu ka pranë spitale të ndryshme shtetërore dhe private si QSUT/ Nënë Tereza apo spitali Amerikan II. Vendodhja e pronës është shumë e favorshme me akses të lehtë e të shpejtë direkt në Unazën e Madhe si dhe me qendrën e Tiranës.
Ambienti ndodhet në një pallat cilësor me 7 kate, me rifinitura shumë të mira.
Ambient biznesi dyqan + 2 kate parkimi në shitje, me sipërfaqe ambienti 500 m2 + sipërfaqe parkimi 3440 m2 ose 88 vende parkimi. Ambienti i është i pozicionuar në gjithë katin 0 të godinës ndërsa parkimet janë të pozicionuara në katet -1 dhe -2. Ofrohen gjithësej 88 vende parkimi.
Është e përshtatshme për supermarket, showroom, restorant, palestër, qendër estetike & Spa, klinikë private ose qendër mjekësore/dentare, call center, zyra, dyqan, qendër kursesh ose trajnimesh, studio kërcimi, yoga ose pilates, magazinë etj.
Mundësi shumë e mirë investimi.
ÇMIM OKAZION 3,200,000 Euro