Pershkrimi i Prones

Apartament 2+1 në shitje, në një zonë shumë të mirë, tek Komuna e Parisit, fare pranë ish-Bllokut dhe zonës së “Vasil Shanto”.

Vendodhja e apartamentit ka akses shumë të lehtë e të shpejtë në disa akse kryesore të qytetit si rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Tish Daija”, rruga “Medar Shtylla”, dalje tek autostrada Tiranë – Elbasan, bulevardi “Bajram Curri” & bulevardi “Gjergj Fishta”.

Zona ofron shumëllojshmëri shërbimesh dhe facilitetesh si supermarket Xhangolli, Big Market, EHW, CONAD, shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku”, shkolla 9-vjeçare “At Zef Pllumi”, shkolla 9 -vjeçare “Vasil Shanto”, shkolla jo-publike “Kristaq Rama”, “International Montessori School of Albania”, fakulteti Juridik, Klinika Mjekësore Komuna e Parisit, sheshi rekreativ, stadium “Selman Stërmasi”, Rubi Cakes & Specialty Coffe, Frut'za, pastiçeri Nefeli 2, Pizza Firenze, Te Komuna etj.

Apartamenti ndodhet në një godinë me 7 kate, me rifinitura shumë të mira dhe me ashensor. Ka mobilim shumë cilësor, elektroshtëpiaket më cilësore në treg të markave Bosch/Beko/Miele, është i shtruar me parket, ka sistem kondicionimi ngrohje-ftohje etj.

Apartament 2+1 në shitje me sipërfaqe neto 101.5 m2 (bruto 111.5 m2), kati i 3-të me orientim veri. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë matrimoniale + garderobë + tualet, dhomë gjumi dhe tualet dite.

Shitet e mobiluar.

Mundësi parkimi me qira.

Mundësi shumë e mirë banimi ose investimi.

Me çertifikatë pronësie.

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi €: 330,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+2
Kati: 3
Katet: 7
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 101 m2
Sip. Totale: 111 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Ka hipoteke: Po
Viti i ndertimit: 2018
Referenca: INF1988
Vendndodhje
Whatsapp