Apartament 2+1 në shitje, me një vendodhje shumë të mirë, tek rruga e Elbasanit, pranë Downtown One dhe me akses të shpejtë tek bulevardi “Bajram Curri” dhe bulevardi “Zhan D’ Ark”. Një ndër zonat më të zhvilluara dhe me kërkesë të lartë banimi dhe zhvillim biznesi, e organizuar shumë mirë me rrugë nga të katër anët, që të nxjerrin shumë lehtë si në qendër edhe në unazë.
Zona ofron shumëllojshmëri shërbimesh dhe facilitetesh pranë si Dega e Thesarit, Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve, Alb Market, Credins Bank, OTP, Iliria 98, Farmaci Daja, shkolla e Baletit, Liceu Artistik “Jordan Misja”, shkolla 9-vjeçare “Kosova”, Bosphorus Restaurant, Ledi Restaurant, Forum Restaurant etj.
Prona ndodhet në një godinë ekzistuese.
Apartament 2+1 në shitje me sipërfaqe neto 72 m2, kati i 3-të. Organizohet nga ambient ndenje + ngrënie, kuzhinë e veçuar, 2 dhoma gjumi, tualet dhe ballkon.
Me çertifikatë pronësie.