Pershkrimi i Prones

Apartament i ri 2+1 në shitje, me një vendodhje shumë të mirë, tek Xibraku, pranë rrugës së Elbasanit. Është një zonë e cila kohët e fundit ka marrë shumë zhvillim për shkak të ndërtimit të komplekseve të reja rezidenciale dhe ofron një mjedis të qetë dhe të gjelbëruar për një jetesë komode.

Prona ka akses të lehtë e të shpejtë me rrugën e Elbasanit, rrugën Dr. Shefqet Ndroqi si dhe daljen në autostradën Tiranë-Elbasan dhe Unazën e Madhe. Zona ofron shërbime dhe facilitete të ndryshme; spitali Universitar Shefqet Ndroqi, Pallati i Brigadave, Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, shkolla 9-vjeçare “Mustafa Greblleshi”, shkolla e mesme “Sandër Prosi”, gjimnazi “Viktor Hygo”, markete, farmaci etj.

Apartamenti ndodhet në një pallat të ri, me rifinitura shumë të mira dhe ashensor.

Apartament i ri 2+1 në shitje, me sipërfaqe neto 112.3 m2 (bruto 130 m2), kati i 6-të i fundit, me orientim lindje. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë matrimoniale + garderobë + tualet, dhomë gjumi, tualet dite dhe ballkon. Ofron dhe tarracën në përdorim.

Mundësi përshtatje në 3+1.

Rifiniturat e brendshme janë të papërfunduara dhe mund të vendosen sipas dëshirës.

Çmimi i apartamentit 275,000 Euro + 2 poste parkimi në katin -1 me vlerë 50,000 Euro = 325,000 Euro

Detajet e Prones

Cmimi €: 275,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+2
Kati: 6
Katet: 6
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 112 m2
Sip. Totale: 130 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 2
Mobilimi: E pa mobiluar
Viti i ndertimit: 2026
Referenca: INF2009
Vendndodhje
Whatsapp