Pershkrimi i Prones

Shitet zyrë e cila ka një vendodhje shumë të mirë, me pamje shumë të bukur të kryeqytetit dhe zones. Ndodhet fare pranë gjelbërimit e ajrit të pastër të Parkut Kombëtar të Tiranës, 5 minuta nga Kryeministria, ish-blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare.

Godina ku ndodhet prona, ofron vendodhje elitare, cilesi të lartë ndertimi, siguri 24 orë, mirëmbajtje shumë të mirë, ndricim natyral, jetesë në komunitet të përzgjedhur, 4 ashensor inteligjent, 4 kate parkim dhe pamje magjepëse të gjelbërimit të parkut kombëtar.

Ofron punime shumë cilësore, me shume drite natyrale, sistemi kondicionimi VRF dhe Multisplit, i shtruar me pllaka laminat që vendosen me ngjitje dhe janë apostafat për zyra.

Zyrë në shitje me sipërfaqe neto 125 m2 (149 m2 bruto), kati i 8-të me orientimin jug dhe me pamje të bukur nga gjelbërimi i Parkut Kombëtar të Tiranes. Organizohet nga 4 ambiente, 2 tualete dhe ballkon.

Mundesi shumë e mirë investimi pasi janë dhënë me qira 2,180 Euro/muaji/bruto deri në Gusht 2027.

Ofrohet për shitje dhe një post parkimi në katin -4 me vlerë 60,000 Euro.

Çmimi i zyrës 620,000 Euro + parkimi 60,000 Euro = 680,000 Euro.

Me çertifikate pronesie.

Detajet e Prones

Cmimi €: 620,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Zyra
Kati: 8
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 125 m2
Sip. Totale: 149 m2
Tualetet: 2
Ka hipoteke: Po
Viti i ndertimit: 2015
Referenca: INF2041
Vendndodhje
Whatsapp