Apartament i ri 3+1 në shitje, në një zonë shumë të mirë, tek Komuna e Parisit, pranë rezidencës “Kika 1”, ish-Bllokut dhe zonës së “Vasil Shanto”. Vendodhja e apartamentit ka akses shumë të lehtë e të shpejtë në disa akse kryesore të qytetit si rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Robert Shvarc”, rruga “Viktor Femiu”, rruga “Ramazan Demneri”, dalje tek autostrada Tiranë – Elbasan, bulevardi “Bajram Curri” & bulevardi “Gjergj Fishta”.
Zona ofron shumëllojshmëri shërbimesh dhe facilitetesh si supermarket Xhangolli, Big Market, EHW, CONAD, shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku”, shkolla 9-vjeçare “At Zef Pllumi”, shkolla 9 -vjeçare “Vasil Shanto”, shkolla jo-publike “Kristaq Rama”, “International Montessori School of Albania”, fakulteti Juridik, Klinika Mjekësore Komuna e Parisit, sheshi rekreativ, stadium “Selman Stërmasi”, Rubi Cakes & Specialty Coffe, Frut'za, pastiçeri Nefeli 2, Pizza Firenze, Te Komuna, Fish in House, Nobu Sushi etj.
Apartamenti ndodhet në një pallat të ri me ashensor. Ofron rifinitura shumë të mira, është i shtruar me parket dhe ka dritare me fasadë xhami për të bërë të mundur ndriçimin me dritë natyral. Ka lartësi 3M.
Apartament 3+1 në shitje me sipërfaqe neto 117.5 m2 (bruto 137.7 m2) + sipërfaqe verande 144.6 m2, kati i 11-të i parafundit. Organizohet nga ambient i madh ndenje + gatim + ngrënie me dalje në ballkon, dhomë matrimoniale + garderobë + tualet, 2 dhoma gjumi, tualet dite verandë e madhe.
Ofron mundësi post parkimi në katin -2 me çmim 35,000 Euro.