VETEM 5 MIN NGA TEG, "TIRANA INTERNATIONAL SCHOOL"
Vilë luksoze në shitje me arkitekturë neoklasike ndodhet në Rolling Hills Residence, një nga vendbanimet më cilësore, elitare dhe të preferuar të Tiranës. Zona ofron siguri 24 orë, infrastrukturë moderne me fasada xhami të mëdha, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetese komode në komunitet, park rekreativ etj.
Rolling Hills Residence e pozicionuar në një kodrinë të gjelbëruar, ofron stilin e jeteses elegante, pranë kryqytetit, por larg zhurmës dhe kaosit urban. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër me Tirana East Gate, Tirana International School, World Academy of Tirana dhe vetëm 15 min me makinë nga qendra e Tiranës.
Vila në shitje ju jep mundësinë që të shijoni pamjet e mrekullueshme të gjelbërimit, oborrit dhe të zonës fale numrit të madh të dritareve dopio xham termike, ballkoneve, verandës dhe vetratave. Ofron punime shumë cilësore.
Vilë në shitje 3 katshe me sipërfaqe ndërtimi 705 m2 + oborr të gjelbëruar 900 m2. Në katin përdhe vila organizohet nga një sallon i madh me oxhak funksional, ambientin e ngrënies, kuzhinën e vecuar, dhomë matrimoniale + tualetin me dritare, tualet dite, zyre dhe verandë. Kati dytë ofron dhomë matrimoniale + garderobë + tualet dhe me dalje në verandë, 2 dhoma gjumi secila me tualet me dritare. Kati -1 me akses ne bace ofron ambient salle lojrash e madhe, fitnes, 2 depo, dhomë teknike, 1 tualet, katine vere, ambient per librari ose lavanderi dhe verandë. Vila ofron parkim të hapur per 2 makina dhe lartesi kati deri ne 4.2 m.
Me certifikatë pronësie.