Pershkrimi i Prones

Apartament 3+1+2 për qira në një nga zonat më elitare dhe të preferuara të qytetit, shumë pranë gjelbërimit, ajrit të pasër dhe qetësisë të Parkut kombëtar të Tiranës dhe liqenit artificial. Ndodhet shumë afër me zonën e ish Bllokut dhe Sheshit “Nënë Tereza”, në të cilen ka një numër të madh institucionesh shtetërore, kulturore dhe arsimore.

Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj.

Godina ku ndodhet apartamenti ka cilësi të lartë ndërtimi, siguri 24 orë, 2 ashensorë, mirëmbajtje shumë të mirë, larmishmëri shërbimesh dhe komunitet të zgjedhur. Apartamenti është i pajisur me rifinitura shumë cilësore, sistem ngrohje-ftohje dhe është i shtruar me parket druri.

Apartament 3+1+2 për qira me sipërfaqe 150 m2, kati i 4-të. Organizohet nga ambient ndenje + gatim + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet, 2 dhoma gjumi, tualet dite dhe 2 ballkone.

Jepet i mobiluar.

Çmimi është bruto dhe përfshin dhe një post parkimi.

Detajet e Prones

Cmimi €: 2,500 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+2
Kati: 4
Ashensor: Po
Sip. Totale: 150 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 2
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF2060
Vendndodhje
Whatsapp