Pershkrimi i Prones

Ambient biznesi për qira, me një vendodhje shumë të mirë, pranë Ambasadës së Paqes, tek Xibraku, rruga e Elbasanit. Është një zonë e cila kohët e fundit ka marrë shumë zhvillim për shkak të ndërtimit të komplekseve të reja rezidenciale dhe ofron një mjedis të qetë dhe të gjelbëruar për një jetesë komode.

Prona ka akses të lehtë e të shpejtë me rrugën e Elbasanit, rrugën Dr. Shefqet Ndroqi si dhe daljen në autostradën Tiranë-Elbasan dhe Unazën e Madhe. Zona ofron shërbime dhe facilitete të ndryshme; spitali Universitar Shefqet Ndroqi, Pallati i Brigadave, Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, etj.

Ambienti ndodhet brenda një godine multifunksionale. Ka fasadë xhami që mundëson dritë natyrale dhe ofron ekspozim e pamje shumë të mirë. Ka hyrje nga disa pika të ndryshme.

Ambient biznesi për qira me sipërfaqe totale 200 m2 (185 m2 open space + 15 m2 zyrë e veçantë), në katin 0. Ofron një ambient të madh, një zyrë private dhe 2 tualete.

I pështatshëm për zyra, klinikë, showroom, studio, qendër shërbimesh, kompani apo aktivitete të ndryshme biznesi.

Në çmim përfshihen dhe taksat.

Detajet e Prones

Cmimi €: 2,750 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Zyra
Sip. Totale: 200 m2
Tualetet: 2
Referenca: INF2063
Vendndodhje
Whatsapp