Apartament 3+1 në shitje, në një nga zonat më të bukura të Tiranës, tek Liqeni i Thatë, përballë Radisson Collection Morina Hotel, me pamje nga Liqeni i Thatë dhe Liqeni Artificial. Zona ofron qetësinë, ajrin e pastër, infrastrukturë të rregullt dhe një pamje të bukur.
Zona ofron një gamë të madhe shërbimesh dhe facilitetesh si International Montessori School, Maple Bear Tirana, Shkolla Woodrow Wilson, Veterinary Hospital, Farmaci, Supermarkete, 3D Hotel Tirana, Mizumi etj. Gjithashtu shumë pranë ndodhet Parku i Madh I Tiranës, Liqeni Artificial, Wilson Tennis Club etj.
Vendodhja ofron dhe një rrjet të gjërë aksesh rrugore dhe lidhje shumë të lehtë e të shpejtë me Unazën e madhe, aksin Tiranë-Elbasan dhe linjën e transportit urban TEG-Kopshti Zoologjik-Ish stacioni Trenit.
Apartamenti ndodhet në katin e fundit të një pallati me ashensor. Ofron rifinitura të mira, ka sistem kondicionimi në çdo dhomë, dritaret me grila etj.
Apartament 3+1 në shitje, me pamje shumë të bukur nga Liqeni i Thatë dhe Liqeni Artificial, me sipërfaqe neto 284.5 m2 (bruto 296.5 m2), në katin e 6-të të fundit, me orientim jug-lindje. Organizohet nga ambient i madh ndenje + ngrënie me dalje në ballkon, kuzhinë pak e veçuar, dhomë matrimoniale + garderobë + tualet, dhomë gjumi, tualet dite dhe depo. Të gjitha ambientet kanë dalje në ballkon. Mezzanina organizohet nga 2 ambiente, njëri me tualet brenda.
Ofrohen për shitje dhe 3 poste parkimi me çmim ekstra.
Me çertifikatë pronësie.
ÇMIM OKAZION!!