Lefter Sila

Lefter Sila

Ka mbaruar studimet e larta ne Universitetin Shtetoror te Tiranes, Inxhinieri Ndertimi dhe Degen e Gazetarise. Me fillimin e privatizimit te pronave, ne vitin 1993, se bashku me ortake italiane, hapen agjensine e pare imobiliare te organizuar ne Shqiperi, si shoqeri me pergjegjesi te kufizuar. I trajnuar ne Itali ne fushen e ndermjetesimit te pasurive te paluajtshme, futi konceptet e para te shitje-blerjes apo dhenie-marrjes me qira te te gjitha llojeve te pronave. Ne punen e tij 30 vjecare ne kete fushe, karakterizohet nga serioziteti, ndershmeria, korrektesia dhe profesionalizmi. Kryerja e kursit te vleresimit te pasurive te paluajtshme, me profesorin anglez David Allen, dhe marrja me pas e licenses se Vleresuesit te shkalles se pare ne vitin 1996, beri qe te thellohen se tepermi njohurite e tij per vleren e tregut te pronave, duke e lidhur ne menyre te ngushte me profesionin e ndermjetesuesit, gjithnje ne ndihme te njeri tjetrit. Eksperienca e madhe e marre gjate ndermjetesimit te shitje-blerjeve dhe vleresimit te mijra pronave, bene qe Ing. Lefter Sila te hartoje studimin e tregut te apartamenteve te banimit ne qytetin e Tiranes, nga vitin 1993 deri me sot.

Lexo më shumë Lexo më pak
Whatsapp