Ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranes, Departamenti i Gazetarisë. Pas një eksperiencë të gjatë pune në fushen e gazetarise, ne vitin 2017 filloi të punojë në fushen e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, fushë e cila i përshtatet karakterit të saj.
Në bashkëpunim me agjentët dhe brokerin, merret me korrektimin dhe hedhjen e teksteve në faqen e internetit të agjensisë. Keto tekste kanë të bëjnë me të dhënat e pronave për shitje/qira, si dhe me të dhënat e komplekseve të ndërtimit që po ndërtohen në qytetin e Tiranës dhe në bregdetin shqiptar. Fushë kjo, që agjensia “Inf 93” e ka në qendër të vemendjes.
Ndërkohë bashkëpunon në menaxhimin e reklamës që bën agjencia për pronat në platforma të ndryshme marketingu.
Karakterizohet për korrektësi në punë, përkushtim dhe marrëdhënie mjaft të mira me kolegët dhe klientët e agjensisë.
Lexo më shumë
Lexo më pak