- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
NE FILLIM TE RRUGES “TODI SHKURTI”
Shitet apartament ekzistues 3+1, dublex, i cili ka një vendodhje shumë të mirë në një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë të qetë dhe komode. Eshte me akses direkt ne rrugen “Petro Nini Luarasi” dhe me Unazen e vogël.
Vendodhja e tij ofron sherbime te ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj. Afer me disa institucione kryesore arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë etj.
Prona ndodhet ne nje godine ekzistuese 5 katshe e cila ofron punime te mira, shkalle te rregulluara me drite dhe komunitet te qete.
Apartament dubleks ne shitje 3+1 me siperfaqe neto 112 m2, (realisht jane 140 m2), kati i peste dhe i gjashte i nje pallati ekzistues, pa ashensor. Kati i peste perbehet nga nje dhome ndenjie me aneks gatimi, nje dhome gjumi, korridor, banjo dhe ballkon i mbyllur qe perdoret dhe si ambient gatimi. Kati i gjashte është kat shtese, përbëhet nga dy dhoma gjumi, banjo, korridor, depo dhe ballkon i madh. Dy katet lidhen ndermjet tyre me shkalle te brendshme.
Me çertifikatë pronësie te dyja katet.