“Akses Tirana”, një nga projektet e reja me hapësirë multifunksionale në hyrje të Tiranës. Pozicionohet strategjikisht përgjatë aksit kryesore të lëvizjes Tiranë-Durres, gjë që bën të mundur lidhjen direkt me qendren e kryeqytetit dhe me zonat e qytetet jashtë saj. Pozicion shumë i favorshem për akses të lehtë në gjitha drejtimet dhe kontaktin e parë nga vizitorët apo kalimtarët. Ndodhet 3 km nga qendra, 2 km nga Zogu i zi, 500 m larg nënkalimit të Laprakes, 500 m larg mbikalimit të Casa Italia dhe vetem 14 km nga Aeroporti “Nene Tereza”.
Pozicioni i “Akses” Tirana favorizon komunitetin e saj me akses të drejtëpërdrejtë ndaj sherbimeve të tilla si: shkolla, universitete, qendra spitalore, qendra tregtare, transport urban dhe të gjitha këto me një rreze prej 1 km. Brenda kësaj rrezeje në afërsi me kompleksin ndodhen 5 objekte arsimore si: shkolla 9 vjecare, te mesme, kolegje dhe universitete si dhe objekte nder me te njohura te sherbimit shëndetësor si: Spitali Hygeia, Ushtaraku (Spitali Universitar i Traumes) dhe qendra te tjera shëndetësore.
Avantazhet e “Akses Tirana”
Akses i drejtpëdrejtë dhe vizibiltet maksimal në rruge kryesore
Pozicion strategjik buze Unazes së Madhe, në hyrje të kryeqytetit
15 minuta nga qendra e kryqytetit
Akses Tirana arrihet nga transporti publik nëpërmjet 6 linjave urbane
Facilitete dhe shërbime të garantuara brenda kompleksit
Zona rekreative/Hapesira të gjelbërta që shtrihen në sipërfaqe dhe lartesi duke mundësuar një ndërlidhje midis banimit, sherbimeve dhe hapësirave të tjera
Cilësi e lartë ndertimi që garanton jetëgjatesine e investimit tuaj
Fasadë e ventiluar nga teknologjia më e fundit dhe ventilim natyral i saj, duke i siguruar objektit një sërë avantazhesh, perfshire ruajtjen e temperatures dhe parandalimin e lageshtires.
Godina e biznesit ofron vizibilitet maksimal, recepsion dhe ashensor të dedikuar, sistem kondicionimi dhe aspirimi, energji te vazhdueshme, hapësira reklamimi me ekran led të madh, me pamje nga rruga kryesore.
Administrim dhe mirëmbajtje të siguruara për hapësirat e përbëshketa
Siguri e larte dhe komoditet
Parkim të garantuar, rreth 800 poste parkimi
“Akses Tirana” do të ofrojë 1 Godinë të dedikuar për zyra dhe shërbime tregëtare, 8 objekte banimi dhe shërbimi, 9 katshe, parkim nëntokësor dhe ambiente teknike të vendosura në 2 kate.
Apartamentet 1+1 variojne me siperfaqe nga 65 m2 – 71 m2
Apartamentet 2+1 variojnë me sipërfaqe nga 107 m2 – 117 m2
Apartamentet 3+1 variojnë me siperfaqe nga 127 m2 – 135 m2
Cmimet e apartamenteve do fillojne me cmimin 1500 Euro / m2
Ofrohen dyqane në katin përdhe me sipërfaqe nga 50 m2 – 105 m2, me cmimet qe variojne 3000 - 3500 Euro /m2
Ofrohen ambiente zyrash për shitje nga 100-1000 m2, me cmimin 2800 Euro / m2
Ofrohen 2 kate parkime nentoke me cmimin 17,000 Euro nje post parkimi
Parashikohet të mbarojë ne Gusht 2025