Green Coast Village është nje projekt modern që frymezon rrjedhen e deshiruar natyrale të jeteses së fshatit bregdetar mesdhetar me pamje spektakolare të detit Jon dhe Parkut Kombetar të Llogarase. Rezidenca turistike dhe rezidenciale e para e këtij lloji në bregdetin Shqiptar ndodhet në një zonë unike dhe elitare vetem 150 M nga deti, në plazhin e mrekullueshem të detit Jon. Është vendi ideal për të jetuar shendetshem, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe prane freskisë së detit.
Projekti i Green Coast Village është realizuar nga EAA-Emre Arolat e cila është studio arkitekturore me famë ndërkombëtare, që i ka dhene jetë këtij projekti unik. Arkitektura e projektit shkrihet natyrshëm me mjedisin, duke i qëndruar besnik teksturës natyrale të zonës shkëmbore. Gama e ngjyrave është përzgjedhur në përputhje me arkitekturën mesdhetare dhe fasadat e mëdha lejojnë që hapësirat e brendshme dhe të jashtme të bashkohen dhe të funksionojnë si një e tërë.
Avantazhet e të jetuarit në Green Coast Village
Vila dhe apartamente premium me pamje nga deti dhe mali
Kopsht privat dhe zona të përbashkëta të kuruara me kujdes
Opsione për pishinë private dhe tarraca të gjelbërta
Dritare të mëdha panoramike
Sistemet e hijëzimit duke përfshirë brise-soleil
Parkim i garantuar në tokë dhe nëntokë
7 hotele me 5 yje
Qendra Tregtare-Green Coast Galeria nga TEG
Shëtitorja buzë plazhit dhe sheshi qendror
70,000 m2 korridore të gjelbërta
15 pellgje ujore natyrale (700 m2)
Përdorimi i automjeteve elektrike (Buggies)
Sistemi i riciklimit të ujit
Afër 120 plazheve natyrore
Pranë siteve historike të UNESCO-s, kulinaria më e mirë autentike dhe mesdhetare
Pranë plazhit të parë Blue Flag në Shqipëri dhe Parkut Kombëtar të Llogarasë
Sherbime dhe lehtesira
46 Dyqane & Restorante të markave ndërkombëtare
100 njësi shërbimesh
Beach Clubs
Buda Bar-Për herë të parë në Shqipëri
Supermarket
SPA dhe qendra Wellness & Klub fitnesi 800 m2
Pishina të brendshme dhe të jashtme
Qendra e sporteve ujore
Coffee shops
Sunsets bar lounge
Pista vrapimi dhe shtigje ecjeje
Qendra Shëndetësore
Dyqane artizanale tradicionale
Zonat e Argëtimit
Kënde lojërash për fëmijë
Shkolla Verore
Klube nate
Kazino
Mirëmbajtje e mjediseve të përbashkëta
Shërbime të përkushtuara për banorët (pastrim, hidraulik, elektrike, gjelbërim, lavanderi, dezinfektim, ajrosje shtëpie, transport me buggy)
Siguri 24/7
Recepsion
Mirëmbajtje gjatë gjithë vitit
Jo thjesht nje Shtepi
Te zoterosh nje vile ose apartament ne Green Coast Village nuk do te thotë thjeshte të bëhesh pjesë e një komuniteti mikprites por të ndihesh si në shtëpi dhe të përfitosh nga sherbimet eksluzive per një jetë sic e keni ëndërruar.
Programi i Qiradhënies (menaxhuar nga nje ekip i perkushtuar dhe me sigurin e kontrates se nenshkruar, duke u kthyer ne nje mundesi unike per te gjeneruar te ardhura per rezidentet e saj)
Shkëmbimi i Pushimeve (zoterimi i nje apartamenti ne rezidence, jo vetem qe ju lejon te shijoni mrekullit e Shqiperise, por gjithashtu ju jep mundesine per tu bere pjese e nje komuniteti te ngrohte te shkembimit te shtepive. Ju do keni mundesi te kaloni pushimet tuaja ne cdo shtepi tjeter ne resortet e perfshira ne program e te zbuloni vende magjepse pertej deteve).
Timeshare (program unik i bashkepronesise qe ofron ekskluzivisht Green Coast, per berjen e pushimeve pa angazhimin financiar dhe sforcimin e blerjes se nje rezidence te dyte ne pronesi te plote.
Financimi i Pronës deri ne 70% të vlerës pa asnjë kërkesë fillestare për kolateral si per rezidentet shqiptar ashtu edhe per shtetasit e huaj, duke bashkepunuar me banka te perzgjedhura ne Shqiperi.
Rritja e vlerës së pronës me kalimin e kohës. Investim i sigurtë.