Përshkrim

Marina Orikum, e para marinë e dedikuar e Shqipërisë e vendosur në gjirin e Vlorës, midis dy deteve, Adriatik dhe Jon, që u shërben jahteve për më shumë se 20 vite, po zgjerohet në 800 vende ankorimi, duke shtuar apartamente luksoze, vila, një hotel dhe shërbime e lehtësira të tjera. Më shumë sesa një marinë, është një destinacion jetese.

Projektuar nga arkitekti Chris Precht dhe udhëhequr nga Concord Investment, ky zhvillim sjell një koncept të ri, duke bashkuar dizajnin bashkëkohor me bukurinë natyrore të gjirit të Dukatit, me hotel me 5 yje, rezidenca luksoze, vila, apartamente buzë ujit, shërbime jahtesh, ambiente rekreative, të integruara në mënyrë të përsosur me një marinë të klasit botëror.

Në Marina Orikum, çdo detaj është projektuar për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme jetese. Ndërtesat në lartësi të ndryshme krijojnë një pamje që përzihet me kodrat përreth dhe të çon drejt detit. Nga shëtitoret e ndriçuara nga dielli përgjatë gjithë marinës e deri tek hapësirat e komunitetit, banorët dhe vizitorët mund të shijojnë kohën e lirë nën relaksin që ofron pamja.

Cfarë do të ofrojë MARINA ORIKUM:
Vila, apartamente dhe rezidenca hotelerie buzë ujit.
Vende ankorimi për jahte dhe mega-jahte.
Shërbime mirëmbajtje.
Standart i lartë ndërtimi.
Pozicion unik, me kërkesë të lartë nga pronarët e jahteve dhe turistët.
Rritje e vlerës së pronës me kalimin e kohës.
Vendodhje premium.
Financim për pronën pa kolateral.

Avantazhet e të jetuarit në MARINA ORIKUM:
Stil jetese modern.
Qetësi + rehati.
Privatësi + siguri 24/7.

Ofrohen për shitje:
Apartamente 1+1 me sipërfaqe duke filluar nga 71.03 m2 deri në 95.04 m2 dhe çmime nga 215.000 Euro deri në 285.000 Euro.
Apartamente 2+1 me sipërfaqe duke filluar nga 110.23 m2 deri në 142.6 m2 dhe çmime nga 325.000 Euro deri në 455.000 Euro.
Penthouse me sipërfaqe duke filluar nga 219.31 m2 deri në 259.1 m2 dhe çmime nga 1.050.000 Euro deri në 1.150.000 Euro.

Projekti sapo ka filluar fazën e ndërtimit.

Detajet

Lloji: Projekt i ri ne ndertim
Website Views: 1
Vendndodhje

Karakteristikat

View to Sea
Whatsapp