Projekti më i ri i banimit dhe apart-hotel përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut, në plazhin e Golemit, një nga zonat turistike më të zhvilluara vitet e fundit. Vetëm 1 Km nga Mali i Robit, 2 KM nga Shkëmbi i Kavajës dhe rreth 10-15 KM nga Durrësi.
Godina do të zhvillohet nga "Prime Capital" dhe do të ofrojë punime shumë cilësore, me teknologji të re, mure betoni dhe sistem kapot me termoizolim.
Në këtë zonë ka pasur një zhvillim të madh në sektorin e ndërtimit kryesisht me rezidenca banimi, komplekse vilash dhe hotele duke e kthyer në një destinacion tërheqës turistik si për të huajt dhe për vendasit. Zona në afërsi ka plazhe publike dhe private me akses të shpejtë nga prona, “Bonita Luxury Resort” me 5 yje, Hotel “Epidamn White Sensation”, “Aroma Bay”,“Alto Mare” Restorant, “Spar”, “Supermarket GEA”, “CONAD”, etj. Në afërsi gjithashtu ndodhen dhe disa institucione arsimore dhe shëndetësore si Shkolla 8-vjeçare Golem, Shkolla e Përgjithshme Golem dhe Shkolla Profesionale “Charles Telford Erikson”, Qendra Shëndetësore Golem, si dhe disa klinika dentare.
Godina do të jetë 6 katëshe me 1 kat parkim nën tokë, me 7 apartamente me tipologji 1+1 & 2+1 dhe 8 poste parkim në katin -1.
Çmimet e apartamenteve duke filluar nga 98,800 Euro deri në 154,000 Euro.
Çmimet e parkimit 22,000 Euro/posti.
Mundësi shumë e mirë banimi për përdorim personal gjatë sezonit veror, dhënie me qira afatshkurtër ose investim afatgjatë dhe rritje e vlerës së pronës.
Parashikuar të përfundojë brenda vitit 2027.