Rezidenca më e re turistike e pozicionuar përgjatë bregdetit jugor në Palasë, në një zonë unike, në plazhin e mrekullueshëm të detit Jon. Zona ku është pozicionuar projekti ofron një vendndodhje të jashtëzakonshme me ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj bukurisë së bregdetit. Me akses të shkëlqyer në disa zona, vetëm 5 minuta me makinë nga qendra historike e Dhërmiut, 7 minuta nga tuneli i Llogarase dhe e lidhur më së miri me qytetet kryesore, me Tiranën, Vlorën dhe Sarandën dhe distancë në vijë ajrore 1 KM nga deti.
“Palasa” Residence përveçse rezidencë banimi dhe turistike do të ofrojë sherbime të ndryshme, me sipërfaqe te pergjithshme ndertimi prej 7517 m2, sipërfaqe e përgjithshme trualli 10.207m2 dhe sipërfaqe e pishinave 3499 m2. Rezidenca është e ndarë në 2 pjesë, një pjesë mbi rrugë dhe një pjesë nën rrugë, me godina 2 – 3 - 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë.
Është projektuar nga një studio prestigjoze e huaj. Paleta e ngjyrave dominohet nga tonet natyrale, që pasqyrojnë peizazhin e Palasës. Nuancat e gjelbra dhe kafe përfaqësojnë bimësinë dhe terrenin, ndërsa nuancat e grisë dhe portokallise se lehte pasqyrojnë detin e gjerë, duke u përzier në harmoni me mjedisin.
Rezidenca “Palasa” do të ofrojë punime shumë cilësore, ku apartamentet janë të mirëprojektuara me pamje nga deti dhe do të lejojnë depërtimin e dritës natyrale dhe të shikimit. Intensiteti i ndërtimit është 0.73 për të gjithë projektin dhe koeficenti i shfrytëzimit të truallit është 32.23 %.
Çfarë do të ofrojë “Palasa” Residence:
Godina me 2 – 3 - 4 kate mbi tokë
13 pishina
Tarraca panoramike
Hotel
Restorant
Ambiente të përbashkëta
Avantazhet e të jetuarit në “Palasa” Residence:
Privatësi dhe qetësi
Komunitet i përzgjedhur
Investim 100 % i sigurt dhe me vlerë të shtuar në kohë
Cilësi e lartë ndërtimi
Pishina private të dedikuara
OFROHEN PËR SHITJE:
Garsoniere
Apartamente 1+1
Apartamente 2+1
Apartamente 3+1
Sipërfaqet nisin nga 44.58 m2 deri në 156 m2.
Çmimet fillojnë nga 2,800 euro/m2 + 35,000 euro/post parkimi. Tek çmimi përfshihet dhe një buggy.
Ofrohet financim deri në 70% të vlerës nga Abi Bank.
Afati i përfundimit parashikohet brenda vitit 2028.