“1000 ISLANDS” është rezidenca më e re në Tiranë, e vendosur vetëm 30 m2 larg nga TEG. Lidhet me Unazën e madhe, e cila mundëson aksesin me zonat e tjera të kryeqytetit dhe e bën më të lehtë lidhjen me qëndrat e tjera urbane. Infrastruktura rrugore e zhvilluar bën të mundur që të jetë lehtësisht e aksesueshme dhe me autostradën Tiranë-Elbasan e cila ndodhet pak metra larg ndërtimit të këtij projekti të ri rezidencial.
Ky projekt unik është projektuar nga Studio Precht, themeluar nga Chris dhe Fei Precht në Austri, në bashkëpunim me W10 Architects dhe sjell një koncept të ri të jetesës urbane me një arkitekturë moderne të një niveli të lartë duke kombinuar një mjedis pa makina i cili rrit sigurinë dhe promovon një mjedis të qetë dhe pa ndotje. Çdo apartament është projektuar me ballkon të gjelbëruar për të ofruar oaze relaksi dhe lidhje direkte me natyren.
Rezidenca është konceptuar me një sistem strukturor efikas i përbërë nga pllaka betoni, fasadat do të realizohen me kompozitë dru-alumin, rifiniturat e brendshme janë në bazë të standarteve europiane dhe do të ofrojnë fortësi, stabilitet dhe qëndrushmëri të lartë. Dizajni i brendshëm është frymëzuar nga natyra që rrethon rezidencen dhe është konceptuar për të ofruar qetësi dhe relaks. Dritaret janë projektuar të mëdha për të maksimizuar dritën natyrale dhe për të ofruar pamje shumë të bukur të gjelbërimit dhe natyrës përreth.
“1000 ISLANDS” RESIDENCE do të ofrojë akses të menjëhershëm në:
Qendër tregëtare
Restorante
Kinema
Dyqane
Ambiente argëtimi
Gjithashtu do të ofrojë një gamë të gjërë shërbimesh si:
Zona rekreative
Kënde lojrash
Qendër fitnesi
Zona për këmbësorë
Hapsira të gjelbra
Padel Court
Pishina të brendshme dhe të jashtme
Yoga & Wellnes
Projekti shtrihet në një hapsirë prej 25.000 m2, 46.500 m2 ndërtim mbi tokë dhe 26.500 m2 ndertim nën tokë. Do të ofrojë 16 ndërtesa me tipologji të ndryshme me nga 4 kate secili, ku përfshihen apartamente 1+1, 2+1, 3+1 dhe duplex-e me sipërfaqe duke filluar nga 68.27 m2 deri në 175.25 m2.
Çmimet variojnë nga 190.000 Euro – 490.000 Euro.
Poste parkimi në vlerën 30.000 Euro.
Ofrohet financim deri në 80% nga Pro Credit Bank.