Përshkrim

Rezidence e re banimi shumë cilësore, vazhdimesi e ndertimeve Eco-Tech me nje vendodhje shumë të mirë, në një terren kodrinor mes ajrit të paster dhe gjelberimit. E rrethuar nga drita natyrale e diellit, ajri i pastër dhe peisazhi i gjelbër, rezidenca Cuci 3 është projektuar të ofrojë komoditetin dhe funksionalitetin e nevojshëm për familjen tuaj, me hapësirat e nevojshme dhe ndërtim me cilësi të lartë. Infrastruktura rrugore e zhvilluar bën të mundur që të jetë lehtësisht e aksesueshme me autostraden Tiranë-Elbasan e cila ndodhet pak metra larg ndërtimit të këtij projekti të ri rezidencial, qendren tregtare TEG, Parkun e Liqenit Artificial, kryeqytetin dhe zonat e tjera perreth. Një nga zonat më të preferuara për të jetuar në privatesi.

Avantazhet e Rezidences:



Rezidenca është në harmoni të plotë me peisazhin e zonës, larg zhurmave te qytetit, ne mes të gjelberimit, ajrit të paster dhe qetesise

Arkitekture unike dhe bashkëkohore

Orientim shumë të mirë me dritën e diellit dhe konturet e tokës natyrale, duke ofruar keshtu një fushëpamje të gjerë të malit zones perreth.

Rezidenca është projektuar në mënyrë rigoroze sipas standartit të ndërtimit “Eco-Tech” për të qënë një nga ndërtimet me cilësinë me të lartë në kete zone.

Rezidenca është konceptuar që përvec pamjeve panoramike të sigurojë edhe privatësinë e cdo vile

Lartësitë e ulëta të vilave i përshtaten kontekstit suburban të zonës, duke u ndërtuar sipas relievit te tokes për të krijuar një pamje ku secila vilë nuk pengon pamjen e tjetrës

Hapësira të mëdha parkimi të rrethuara nga kopeshte të gjelbëruara dhe sherbime të garantuara

Jane disa rruge qe aksesojne Rezidencen

Siguri maksimale 24 orë dhe vend-roje etj.

Mundesi e mire investimi



Kompleksi do të ofrojë 41 vila edhe 17 apartamente te projektuara në mënyrë elegante.

Vilat fillojne me sip. nga 199.9 m2 ndertim + 142.6 m2 truall deri 251 m2 ndertim + 379.7 m2 truall dhe variojne me cmimet nga 366,250 Euro – 520,020 Euro

Apartamentet fillojne me sip. nga 78.3 m2 deri 144.15 m2 + 112.1 verande dhe variojne me cmimet nga 133,110 Euro – 331,105 Euro

Nje garazh shitet me cmimin 15,000 Euro

Parashikuar të mbaroje ne Korrik 2026

Detajet

Lloji: Vilë
Website Views: 1
Whatsapp