Përshkrim

Projekti rezidencial dhe turistik më i ri i tipit të mbyllur (Gated Comunity), që po zhvillohet buzë deti, mes deltës të lumit Mat dhe brigjeve të Adriatikut. Ndodhet rreth 50 min nga Tirana, 2h nga Podogrica, 2h e 30 min nga Prishtina, 3h e 30min nga Shkupi dhe vetëm 40 min nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, 2h nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës dhe 2h e 30m nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit.

Zona e Tales pozicionohet në veriun e Shqipërisë shumë pak kilometra larg qytetit të Lezhës dhe po shndërrohet me ritme shumë të shpejta në një destinacion turistik shumë të kërkuar. Zona ka plazhe unike me rërën e zezë të njohura për vetitë kurative që ato mbartin. Ka biodiversitet të pasur me bimësi tipike të zonave lagunore, pyje shelgu, dhe rreth 200 specie ujore.

Rezidenca e projektuar nga arkitekti japonez Toyo Ito dhe zhvillues Fundway Properties në bashkëpunim me BALFIN, shtrihet në një sipërfaqe prej 20 hektarësh, me një distancë vetëm 50 metra nga plazhi. Përfshin një lungomare rreth 1km të gjatë, shëtitore e brendshme rreth 2.5km me akses direkt në plazh, 4 sheshe publike, fusha sportive, ambiente të dedikuara për fëmijë, zona rekreative, dyqane, bar-restorante, njësi të ndryshme shërbimi etj, qendër tregtare në hyrje etj.

Si do të organizohet rezidenca:
7 ishuj me 35 vila & 35 apartamente (1+1/2+1)
-Vila Elite
-Vila Premium
-Vila Family
-Vila Comfort
-Vila Row Houses
-Vila Individuale
-Apartamentet e Ishujve
-Apartamentet Riverside
-Hotel me 5 yje

Arkitektura e vilave ndërthuret mes modernes dhe traditës, me elementë të gurit dhe drurit duke ruajtur autenticitetin e ndërtimit tradicional shqiptar. Hapësira të brendshme të bollshme e dritare të mëdha të cilat garantojnë ndriçim natyral e pamje nga deti. Vilat do të kenë 1 ose 2 oborre të gjelbëruar.

Vilat Row Houses do të venosen në brendësi të ishujve. Do të kenë tarracë dhe kopësht të vogël privat. Arkitektura bashkon stilin modern me elementët tradicional, themele guri e detaje druri.

Vilat individuale do të jenë të limituara e do të ofrojnë ekskluzivitet dhe mënyrë jetese të veçantë.

Apartamentet do të ndahen në 2 kategori dhe do të vendosen në godina 2 ose 3 katëshe.

Hoteli do të jetë me 5 yje, brand ndërkombëtar i projektuar për të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme mikpritjeje. Do të ketë dizajn modern me pamje nga deti apo ishujt. Do të ofrojë recepsion, bar-restorant, SPA, sallë konferencash, fitness, verandë, pishinë e jashtme, parkim nëntokësor, shërbim lavanderie dhe shërbim në dhomë 24h.

Avantazhet e të jetuarit në këtë rezidencë:
-Vendodhje strategjike
-Investim 100% i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë
-Mirëmbajtje profesionale gjatë gjithë vitit
-Siguri 24/7
-Standart i lartë jetese
-Plazh me rërë të zezë kurative
-Financim pa kolateral

Parashikuar të përfundojë në vitin 2031.

Detajet

Lloji: Prona ne bregdet
Website Views: 1
Vendndodhje

Karakteristikat

View to Sea
Whatsapp