Rolling Hills Liqeni shtrihet mes gjelbërimit të kodrave të Farkës buzë liqenit te saj, pranë natyrës, në ajër të pastër, një vend qetësie dhe çlodhjeje, i cili do ofrojë jetesë elegante, unike dhe luksoze. Ndodhet vetem 5 min. nga TEG, me akses të drejtpërdrejtë me Unazën Lindore, 10 min. nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe me akses të dyfishtë me qytetin e Tiranës nëpërmjet rrugës dytësore, pranë hyrjes së kompleksit.
Rolling Hills Liqeni, nuk është thjesht një rezidencë banimi por një qendër e vërtetë komunitare që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës dhe arkitekturës së përzgjedhur që e respekton atë duke mundësuar pamje të liqenit nga çdo vile, të cilat kanë planimetri të rregullt dhe ndriçim natyral gjatë gjithë kohës. Bazuar në arkitekturën neoklasike franceze, ato janë trajtuar me një frymë të re bashkëkohore dhe theks të fortë tek cilësia e ndërtimit.
Përgjatë Liqenit të Farkës do të shtrihet Lungolago, një hapësirë e konceptuar për banorët dhe vizitorët e çdo moshe, ku natyra ndërthuret me aktivitetin e përditshëm. Shëtitiorja buzë liqenit krijon kushte ideale për një stil jetese aktive dhe të shëndetshëm në cdo kohë të vitit. Rolling Hills Liqeni ka dalje direkte në Lungolago, duke e bërë pjesë të pandashme të përditshmërisë së banorëve, ambient ideal për vrapin e mëngjesit, shëtitje pasditeve apo xhiro me biçikletë. Lidhja e drejtpërdrejtë me natyrën e bëjnë Lungolago një pikë referimi për një jetë aktive pranë liqenit.
Avantazhet e prones:
Investitori “Balfin Group” lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri.
Akses të drejtpërdrejtë në “Lungolagon” përgjatë Liqenit të Farkës.
Park të gjelbëruar me hapesira rekreative, kend lojrash dhe fusha sportive dedikuar cdo moshe
Plazza dedikuar shërbimeve të ndryshme si bare, restorante, markete, etj. të gjitha në funksion të një jetese me sa më shumë sherbime te nevojshme
Cilësi absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura
Densiteti mjaft i ulët i ndërtimit që i lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruara
Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë
Mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta, komunitet i përzgjedhur
Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7
Mundësi e mirë për banim ose investim
Rezidenca do të ofrojë vila individuale dhe godina 3-katëshe apartamentesh.
Apartamente në shitje 1+1 = nga 64 m2 deri në 78 m2.
Apartamente ne shitje 2+1 = nga 107 m2 deri në 120 m2.
Apartamente ne shitje 3+1 = nga 144 m2 deri në 148 m2.
Vilat Individuale në shitje me sipërfaqe ndërtimi që variojnë nga 180 m2, 232 m2, 271 m2, 540 m2, 826 m2 dhe sipërfaqe parcele nga 335 m2 deri në 1658 m2.
Mundësi financimi deri në 60% të vlerës.
Parashikuar të mbarojë me faza: Faza e parë brenda vitit 2026 dhe fazat e tjera brenda vitit 2030.