Përshkrim

SeeHëna Residence është rezidenca më e re në Tirane, e vendosur në kodrën e bukur dhe mahnitëse të zonës Mjull Bathore përbri Saukut. Lidhet me rrugën kryesore "Ramazan Topoja", e cila mundeson aksesin me zonat e tjera të kryeqytetit dhe bën më të lehtë lidhjen me qendrat urbane dhe infrastruktura të tjera. Vetem 6 min. me makine nga Qendra Tregtare TEG, afersisht 15 min. me makine nga Sheshi Skenderbej. Infrastruktura rrugore e zhvilluar bën të mundur që të jetë lehtësisht e aksesueshme me autostraden Tiranë-Elbasan e cila ndodhet pak metra larg ndërtimit të këtij projekti të ri rezidencial.

Ky kompleks është projektuar për të ofruar një jetë të qetë dhe komode, duke kombinuar natyrën, luksin dhe aksesin e lehtë në qytet. Kompleksi ofron pamje panoramike të mrekullueshme të qytetit të Tiranës dhe zonës përreth, duke krijuar një atmosferë qetësie dhe relaksi. Përreth gjenden hapësira të gjelbra dhe parqe të dizajnuara për t'u shijuar nga banorët e të gjitha moshave.

Kompleksi është i integruar me natyrën, duke përdorur materiale ekologjike dhe sisteme ndërtimi që respektojnë mjedisin. Sistemet e jashtme të godinave do të realizohen me fasada termike sipas normave të eficencës energjitike me performancë të shkëlqyer kundrejt faktorëve atmosferik duke siguruar kështu temperaturën optimale të ambientit të brendshëm.

SeeHëna Residence ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe komoditetesh për banorët e saj, duke përfshirë:
Qendër Multifunksionale: qe përfshin market, qender shendetesore, kopësht për fëmijë, bar, restorant, piceri dhe pishinë.
Siguri Maksimale: Sisteme mbikëqyrjeje me teknologji të avancuar për sigurinë e banorëve.
Parqe dhe Hapësira Argëtimi: Hapësira të gjelbra dhe parqe për relaks dhe aktivitete të ndryshme.
Mirëmbajtje 24 Orë: Shërbime të dedikuara për mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta.

Ky projekt shtrihet mbi një sipërfaqe prej 61,150 m² dhe përbëhet nga 58 vila, 33 vila të bashkëngjitura dhe 88 apartamente, të gjitha të dizajnuara me kujdes për të ofruar një jetë komode dhe elegante.

Apartamentet 1+1 variojne me cmimin 171,000 Euro - 233,000 Euro me oborr
Apartamentet 3+1 + oborr variojne me cmimin 263,000 Euro – 323,000 Euro me oborr
Apartamentet 2+1 variojnë me cmimin 212,000 Euro – 280,000 Euro
Vilat e bashkangjitura variojnë me cmimin 419,000 Euro – 547,000 Euro
Vilat individuale variojnë me cmimin 1,000,000 Euro – 1,280,000 Euro

Parashikuar të përfundoje brenda 2028

Detajet

Lloji: Projekt i ri ne ndertim
Website Views: 1

Vendndodhje

Karakteristikat

Garden
Swimming Pool
Whatsapp