“Terrarossa” Residence është një projekt unik ndertimi, i cili ndodhet 50 m nga deti, në kodrat e plazhit të Borshit dhe do të ofrojë një eksperiencë jetese luksoze buzë detit Jon. Është një kombinimi i arkitekturës moderne me qetësinë e vijës bregdetare të Shqipërisë.Ky projekt është projektuar për të ofruar nje investim të sigurt, nëse jeni duke kërkuar për një shtëpi ne bregdet ose dhe një pronë si investim.
“Terrarossa” Residence ndodhet shumë afër me plazhin e Porto Palermos dhe atë të Qeparosë si dhe me disa nga plazhet më të bukura përgjatë Rivierës Shqiptare. Është vendi ideal për të jetuar shendetshem, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe pranë freskisë së detit.
Rezidenca përmban tipologji të ndryshme apartamentesh me pamje nga deti, duke ofruar një stil jetese, midis cilesisë, qetësisë dhe pamjes mahnitëse që ofron. Kompleksi do të ketë pishina dhe xhakuzi private, veranda, hapësira të gjelbra, parkim të mbyllur etj. Rezidenca do të ofrojë punime shumë cilësore, ku projektet e apartamenteve janë te mirëprojektuara me pamje nga deti dhe do të lejojnë depërtimin e dritës natyrale dhe të shikimit.
“Terrarosa” Residence do të ofrojë:
Apartamente me pamje nga deti
Parkim privat
Veranda, pishina dhe xhakuzi private
Hapsira të gjelbra
Dritare të mëdha panoramike
Avantazhet e të jetuarit në “Terrarosa” Residence:
Komunitet i përzgjedhur
Vendodhje strategjike
Investim i sigurt
Privatësi + qetësi
Mirëmbajtje dhe siguri 24 orë
Projekti shtrihet në një sipërfaqe toke prej 3000 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 7000 m2. Do të ofrojë godina 8 katëshe, 2 kate parkim nëntokë, 36 poste parkimi dhe 50 apartamente me tipologji të ndryshme ku përfshihen apartamente 1+1, 2+1, 3+1 me sipërfaqe duke filluar nga 70.11 m2 deri në 143.66 m2.
Çmimet variojnë nga 242,000 Euro – 510,000 Euro
Postet e parkimit ne çmim 35.000 Euro
Financim deri në 70% të vlerës nga Credins Bank.
Pritet të përfundojë brenda vitit 2029.