Pershkrimi i Prones

“Touch of Sun”, kompleks modern banimi i ndërtuar nga investitorë austriakë me standartet më të larta evropiane. Gjendet në pjesën Jug-Lindore të Tiranës, në Bashkinë e Farkës, zonë kjo e cila po zhvillohet cdo ditë e më shumë.  Kompleksi është vetëm 1.5 km larg qendrës tregtare TEG dhe vetëm 3.6 km nga qendra e Tiranës.

Kompleksi rezidencial ofron tetë ndërtesa 4-katëshe, Penthouse, garazhe nëntokësore, zona rekreacioni të cilat përfshijnë: ambient për fëmijët në natyrë, pishinë të madhe, palester, salle lojrash, kinema, salle eventesh, ambiente të gjelbëruara, 24 ore energji elektrike me 2 gjeneratore te medhenj, ujë të  paster nga burimi malor Dajti me stacionin e depozitimit të ujit dhe pompave, izolim dhe ndertim me cilesi te larte, mirëmbajtje dhe siguri 24 orë.

Apartament 3+1 me qira me sipërfaqe totale 151 m2 + 71.08 m2 verandë + kopësht të gjelberuar privat më shume se 100 m2. Ndodhet në katin perdhe me orientimin veri-lindje-perëndim, ku nuk mungon drita natyrale gjatë gjithë ditës. Përbëhet nga një dhomë ndenjë e madhe, kuzhinë e vecantë+ngrënie, dhomë matrimonial + tualeti brenda, 2 dhoma gjumi të tjera, 2 tualete, depo dhe 2 ballkone qe lidhen me gjitha ambientet. Është me sistem kondicionimi. Me garazh nëntokësor i cili ka qasje të drejtpërdrejtë në banesë nga ashensori.

Jepet bosh me qira.

Detajet e Prones

Cmimi €: 1,400 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 3+3
Kati: 1
Katet: 4
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 151 m2
Sip. Totale: 239 m2
Dhomat e gjumit: 3
Tualetet: 3
Mobilimi: E pa mobiluar
Ka hipoteke: Po
Referenca: INF45

Vendodhje

Whatsapp