Ishull Lezhë, ndodhet rreth 60 KM nga Tirana dhe 45 KM nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Një ndër zonat më turistike të Shqipërisë, e shtrirë në mes të një pylli të vogël me reliev fushor, e rrethuar plot me gjelbërim, pyje tipike bregdetare dhe laguna. Shtrihet në jug-perëndimin e qytetit të Shëngjinit dhe fare pranë qendrës së Lezhës. Afërsia me Lumin Drin dhe Detin Adriatik e bën një nga destinacionet më të vizitueshme dhe të kërkuara për banim në veriun e Shqipërisë.
Zona ne te cilen ndodhet Vila eshte e ruajtur nga UNESCO, ne te cilen nuk lejohen ndertimet dhe gjuetia.
Vila në shitje ndodhet në një kompleks vilash të cilat janë të përshtatshme si për banim dhe për periudha pushimesh. Zona ofron qetësi, ajër të pastër, privatësi, infrastrukturë të rregullt me gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode dhe të qetë.
Vilë në shitje 1 katëshe + papafingo, me sipërfaqe ndërtimi 120 m2 totale + 500 m2 tokë. Vila është e ndërtuar me mur tulle dhe papafingo me dru cilësor. Organizohet me ambientin e ndenjës + kuzhinë, dhomë gjumi dhe tualetin në katin përdhe dhe dy dhoma gjumi në papafingo. Vila ka dhe një oxhak funksional. E përshtatshme për banim dhe për investim.
Me certifikatë pronësie.