Në një zonë shumë të mirë dhe të qetë jepet apartament 2+1 me qira. Ndodhet pranë disa institucioneve shtetërore, shkollore, arsimore e shoqërore. Afër rrugës “Komuna e Parisit” njërës nga rrugët kryesore të kryeqytetit.
Apartamenti ndodhet në një pallat të ri, shumë cilësor, me ashensor, shkallë emergjence dhe administrim shumë të mirë. Përpara ndërtesës ka shesh të gjelbëruar, ambiente relaksi, markete etj.
Apartament me qira 2+1, me sipërfaqe 100 m2, kati i nëntë me orientimin jug. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë + ngrënie, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe ballkoni. Është totalisht i mobiluar dhe i pajisur dhe me sistem kondicionimi. Vendbanimi ka mundësi parkimi në zonë ose kundrejt pagesës poshtë godinës.