KOMPLEKSI "NOBIS"
Me një vendodhje shumë të mirë në një nga zonat më elitare të qytetit jepet apartament 3+1 me qira. Ndodhet shumë pranë gjelberimit, ajrit të paster edhe qetesisë së Parkut kombetar te Tiranes dhe Liqenit artificial si dhe shumë afer me zonen e Ish-Bllokut. Në këtë zonë ndodhen një numer i madh institucionesh shtetërore, kulturore dhe arsimore.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Prona ndodhet në një pallat cilësor me administrim shumë të mire dhe me ashensor. Apartamenti ka punime shumë cilësore, i mobiluar me stil bashkëkohor dhe me pajisje shumë të mira. Është i pajisur me sistem kondicionimi gjitha ambientet, dritaret te pajisura me grila, disa dhoma të shtruara me parket etj.
Apartament me qira 3+1 me sipërfaqe të bollshme 150 m2, kati i tretë me orientimin jug-perëndim dhe me pamje shumë të mirë të zonës. Organizohet nga ambient ndenje, kuzhinë e vecuar + ngrënie, 3 dhoma gjumi, 2 tualete, depo lavanderi dhe 2 ballkone. Ka mundësi parkingu.
Cmimi është neto.