Pershkrimi i Prones

RRUGA “KONGRESI I LUSHNJES”

Jepet apartament dubleks 4+1 me qira, me një vendodhje shumë të mirë pranë disa akseve rrugore kryesore të kryeqytetit, sic është rruga e “Kavajes”, kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, unaza e vogël, unaza e madhe, dhe vetëm 1.2 KM nga qendra e Tiranës. Ndodhet afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare, këndeve të lojrave për fëmijë etj.

Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.

Dubleksi ndodhet në një vilë 3-katshe e cila ju ofron privatësi, komoditet dhe mundësi parkimi.

Apartamenti dubleks me qira 4+1 me sipërfaqe 220 m2 + 20 m2 verandë, pozicionohet në katin e dytë nga toka. Përbëhet nga nje salloni i madh i cili ka dhe një oxhak funksional, kuzhinë e vecuar + ngrënie, 4 dhoma gjumi, 2 tualete, 2 ballkone dhe veranda. Është i mobiluar dhe i pajisur me sistem kondicionimi.

Detajet e Prones

Cmimi: 1,200 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 4+1
Kati: 2
Sip. Totale: 220 m2
Dhomat e gjumit: 4
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF272
Whatsapp