AFER QENDRËS “COIN”
Ndërtesa ku ndodhet apartamenti 1+1 për qira gjendet në zonën më elitare të Tiranës, pranë qendrës, Stadiumit të ri “Air Albania” dhe afër institucioneve arsimore, sociale, tregtare dhe këndeve të lojerave për fëmijë, në një nga zonat më të preferuara te Tiranes.
Pallati është në një pozicion elitar, ka ndërtim me cilësi shumë të lartë, siguri 24 orësh, mirëmbajtje shumë të mirë, sistem ruajtje me roje private dhe kamera, ashensor dhe shkalle emergjence.
Apartamenti është i mirë organizuar, totalisht i mobiluar me stil bashkohor, me pajisje dhe mobilje me cilesi të lartë, sistem ngrohje-ftohje qendror, parket druri dhe me pamje shumë të bukur të Tiranes.
Apartament me qira 1+1 me siperfaqe 80 m2, pozicionohet në katin e 4-te me orientimin nga perëndimi. Apartamenti ofron një dhome ndenje të bollshme dhe kuzhine, dhomë gjumi të madhe, tualet dhe ballkonin.