Jepet ambient biznesi me qira per zyra, i cili ndodhet në një zonë shumë të mirë, pranë shumë institucioneve shtetërore, fetare, arsimore e shoqërore. Në një zonë tregtare dhe turistike, vetem 100 m larg nga Sheshi “Skenderbej”.
Ambienti ka shumë drite natyrale si dhe është i rrethuar nga gjelberim e pemë. Ndodhet në një qender tregtare nga më prestigjozet dhe më të njohurat në Tiranë. I pershtatshem për aktivitete te ndryshme biznesi, zyra, call center, klinike etj.
Ambient me qira me sipërfaqe te bollshme prej 198 m2 neto dhe pozicionohet në katin e 6-të me orientimin jug-lindje. Është i përbërë nga 4 zyra, 1 ambient guzhine, 2 tualete dhe 1 ballkon. Ka rifinitura shumë të mira, ashensor dhe sistem kondicionimi ngrohje – ftohje.
Cmimi eshte bruto perfshin dhe nje parking.