Pershkrimi i Prones

RRUGA “SELMAN RIZA”

Jepet apartament dubleks 2+1 me qira në një zonë mjaft të mirë, me akses direkt në rrugen “Zhan D’ark”, bulevardin “Bajram Curri”, afër me zonen e Brrylit, unazen e vogël dhe me akses të lehtë me zona të njohura rreth Tiranes dhe jo shumë larg nga sheshi Skënderbej. Afër me disa prej institucioneve shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë.

Apartamenti ndodhet në një godinë e cila ofron të gjitha shërbimet e nevojshme poshtë pallatit, si farmaci, 2 markete, dyqan buke, fruta perime, bar etj. Ka parking në godinë për të cilin mund të negociohet për parkim me qira.

Prona është e mobiluar e gjitha me pajisje cilësore, ka sistem ngrohje-ftohje inverter me Chiller Fan Coil në gjithë shtëpinë, dhe ne verande ka zgarë për barbecue. Eshte i kompletuar i gjithi me gjitha pajisjet e nevojshme duke filluar nga kuzhina, salloni, dhomat e gjumit etj. Sipas preferencave të klientit ofrojmë aksesoret e nevojshme që mund ti duhen. Apartamenti ka shumë dritë dhe pamje të bukur nga Dajti.

Apartament dubleks 2+1 me sipërfaqe 100 m2 + 50 m2 verandë, ndodhet në aktin e 7-të, me orientimin jug-lindje gjë të cilin e bën të ndricuar gjatë gjithë kohës. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë + ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe veranda e mbuluar, e cila ofron pamje shumë të mirë të zones.

Detajet e Prones

Cmimi: 600 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 7
Ashensor: Po
Sip. Totale: 100 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF487
Whatsapp