RRUGA “MATI LOGORECI”
Godine biznesi 2 katshe në shitje, e cila ndodhet në nje zonë shumë të njohur për zhvillim biznesi. Prona ka akses me gjitha rrugët kryesore të zones, sic është rruga “Lord Bajron”, “Dritan Hoxha”, “Gjergj Legisi” etj. Zona në të cilen ndodhet prona ka një rrjet të mirëfillte shëndetësor, sic është Spitali Ushtarak e Spitali Amerikan, si dhe disa institucione shtetërore, arsimore dhe shoqërore. Vendodhja e prones të krijon mundesin për akses shumë të lehtë për në qendër dhe akset hyrëse dhe dalëse të qytetit.
Prona shtrihet në 2 kate. Ka rifinitura mesatare me gjitha instalimet e nevojshme per zhvillim biznesi. Eshte me ashensor. Ka akses nga gjitha anet me rruget e zones, gjë e cila të krijon mundësine e reklamimit të biznesit qe zhvillohet në të.
Godinë 2 kate në shitje, me sipërfaqe totale ndërtimi 658,7 m2 + 471,4 m2 tokë, me orientimin jug-lindje-veri-perëndim. Kati përdhe me sipërfaqe 505,4 m2 është i gjithi open space. Ka nje tualet. Kati i parë me sipërfaqe 153,3 m2 organizohet ne 5 ambiente me siperfaqe te ndryshme, korridor dhe 3 tualete. Godina ka oborr përpara të shfrytëzueshem per parkim deri në 3 makina.
Prona ka nje vendodhje strategjike. Duke qene e tille, ajo mund te rikonstruktohet më mirë dhe te pershtatet per zyra te nje kompanie biznesi, per klinikë mjekësore, klinike kozmetike, studio, shtypshkronje dhe aktivitete të tjera biznesi.
Me çertifikatë pronësie.