Pershkrimi i Prones

Hotel në shitje në zemër të Sarandes, qytet i cili ndodhet në Rivierën shqiptare te jugut te Shqipërisë, midis detit të mrekullueshem Jon dhe kodrave me ullishte. Prona ndodhet vetëm pak metra larg vijes bregdetare të detit Jon, në rrugen “Skenderbeu”, fare pranë parkut të gjelbëruar të Sarandes, qendres arkeologjike te nje sinagoge te shekullit te 5-te, portit detar, Bulevardit “Hasan Tahsini” që ndodhet në bregdet, shëtitores “Naim Frashëri” etj.

Prona është 7 kate + 2 kate bodrum, me infrastrukturen e gatshme per te vendosur ashensor. Godina ofron shumë dritë natyrale dhe pamje shumë të bukur të zones dhe te detit, për shkak të pozicionit dhe fasades me xham. Bodrumi me hapësirat e konsiderueshme që ka mund të shfrytëzohet për shërbimet të tilla si Kazino, Fitness, Pub, Qender SPA & Wellness në të cilen përfshihen banjo turke, qendër masazhi, xhakuzi etj. Kati përdhe aktualisht eshte dhene me qira afatshkurter nje institucioni financiar per arsye te vendodhjes strategjike. Ky kat mund te organizohet nga recepsioni dhe shërbime të ndryshme si bar-kafe, restorant, banke, etj. Kati + 1 mund të shërbeje gjithashtu për shërbime të ndryshme si salle konferencash, holli per tu relaksuar, bar-kafe etj. Katet e mësipërme ofrojnë mundesin dhe eshte bere projekti per 40 dhoma hoteli + 2 suita. Ekziston mundesia per te shfrytezuar dhe tarracen e cila ofron pamje shume te bukur nga deti dhe qyteti, ne te cilen mund te organizohen nje restorant, Lounge & Bar/Music, ideale për dreka dhe darka verore kryesisht. Ka mundësi parkimi rreth godines, dhe në të ka rrugë hyrëse dhe dalëse si dhe infrastrukturë te mirefillte inxhinierike etj.

Objekti në shitje me sipërfaqe totale 3111.6 m2 (nga të cilat 742.5 m2 është bodrumi). Ekziston mundesia per tu pershtatur ne nje hotel me 42 dhoma ose me shume. Shitet pa rifiniturat ne gjendjen qe eshte.

Objekti mund të përdoret për hoteleri, qender tregtare, institucione arsimore, zyra, godine multifunksionale, etj.

Me certifikatë pronësie.

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi: 4,550,000 €
Qyteti: Sarandë
Lloji: Prona ne bregdet
Katet: 7
Ashensor: Po
Sip. Totale: 3111 m2
Ka hipoteke: Po
Referenca: INF634

Vendodhje

Whatsapp