Ish Blloku RRUGA “ISMAIL QEMALI”, PRANË ISH BLLOKUT
Jepet ambient biznesi me qira, në një nga zonat më të preferuara për të jetuar, i cili ka një vendodhje strategjike pranë ish-Bllokut, Sheshit “Willson”, Parkut të Liqenit, afër me qendren e Tiranës dhe disa nga institucionet më të rëndësishme shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë.
Prona ndodhet ne nje godine, e cila ka një arkitekturë shumë të mirë estetikisht, cilësi te larte në konstruksion dhe në rifiniturë. Nje pjese e godines ka veshje me fasadë të ventiluar, e cila i siguron objektit shumë avantazhe, ndricim natyral, ruajtja e temperaturës dhe parandalimi i lagështirës.
Zyrat janë të organizuara në 4 kate, kane akses të vecante me shkalle dhe ashensor ne vete nga apartamentet e banimit.
Zyre me qira me sipërfaqe neto 1,654 m2 (1,818 m2 bruto) me orientimin jug-lindje-veri-perëndim. Është e gjitha open space. Mundësi instalimi të numrit të tualeteve sipas kërkesës së klientit.
Ambienti eshte i përshtatshem për zyra, filial banke, klinike, call center dhe biznese te tjera.
Ka mundësi parkimi.
Cmimi perfshin dhe taksen.