Pershkrimi i Prones

“Akses Tirana”, një nga projektet e reja me hapësirë multifunksionale në hyrje të Tiranës. Pozicionohet strategjikisht përgjatë aksit kryesore të lëvizjes Tiranë-Durres, gjë që bën të mundur lidhjen direkt me qendren e kryeqytetit dhe me zonat e qytetet jashtë saj. Pozicion shumë i favorshem për akses të lehtë në gjitha drejtimet dhe kontaktin e parë nga vizitorët apo kalimtarët. Ndodhet 3 km nga qendra, 2 km nga Zogu i zi, 500 m larg nënkalimit të Laprakes, 500 m larg mbikalimit të Casa Italia dhe vetem 14 km nga Aeroporti “Nene Tereza”.

Pozicioni i “Akses” Tirana favorizon komunitetin e saj me akses të drejtëpërdrejtë ndaj sherbimeve të tilla si: shkolla, universitete, qendra spitalore, qendra tregtare, transport urban dhe të gjitha këto me një rreze prej 1 km. Brenda kësaj rrezeje në afërsi me kompleksin ndodhen 5 objekte arsimore si: shkolla 9 vjecare, te mesme, kolegje dhe universitete si dhe objekte nder me te njohura te sherbimit shëndetësor si: Spitali Hygeia, Ushtaraku (Spitali Universitar i Traumes) dhe qendra te tjera shëndetësore.

“Akses Tirana” ofron akses të drejtëpërdrejtë dhe vizibilitet maksimal në rrugë kryesore, 15 minuta nga qendra e kryeqytetit, punime shumë cilësore, fasade e ventiluar nga teknologjia më e fundit, zona rekreative, hapesira të gjelberta, facilitete dhe sherbime te garantuara brenda kompleksit, siguri e larte dhe komoditet, administrim dhe mirembajtje, parkim te garantuar.

Zyre në shitje me siperfaqe neto 202.54 m2 (244.05 m2 bruto), kati dyte me orientimin veri-lindje-perendim. Ështe e organizuar ne 4 ambiente pune dhe tualeti.

Parashikohet të mbarojë brenda 2024

Detajet e Prones

Cmimi: 610,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Dyqan
Kati: 2
Sip. e brendshme: 202 m2
Sip. Totale: 244 m2
Referenca: INF658

Vendodhje

Whatsapp