Rezidenca “Kodra e Diellit 2”, është e vendosur shumë afër me Parkun e Liqenit te Tiranes. Ndodhet në nje nga zonat më të preferuara të Tiranës në mes te gjelberimit, ajrit të paster, qetësisë qe ofron zona, si dhe shumë afër me Unazën e Madhe të Tiranës që bën të mundur daljen nga Tirana shumë lehtë.
Rezidenca do te ofroje siguri, mirëmbajtje, administrim 24 orë, jetesë në komunitet, bar-restorant, infrastruktrure moderne, spa & beauty center, palestër, supermarket, ambiente te gjelbëruara dhe shumë shërbime të tjera.
Godina ku ndodhet apartamenti është 5 kate + 2 kate parkim. Do t’ju ofroje ashensor, punime cilësore dhe administrim shumë të mirë.
Apartament 3+1 ne shitje me sipërfaqe neto 122 m2 (141 m2 bruto), kati i 2-te, me orientimin veri-perendim. Apartamenti ofron sallon të bollshëm + kuzhinën, dhomë gjumi matrimoniale me tualet me dritare, dy dhoma gjumi te tjera, tualeti dhe 1 ballkon i madh qe rrethon te gjithe apartamentin.