Garda RRUGA “PERLAT REXHEPI”, MBRAPA PRESIDENCES
Jepet dyqan me qira, i cili ndodhet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës, buzë rruges kryesore, me një shikueshmëri shumë të lartë dhe afër me Librin Universitar, Hotel “Xheko Imperial” etj. Vendodhja e tij midis ish Bllokut dhe Parkut të Liqenit dhe afër me qendrën e Tiranës, e bën një nga zonat më elitare dhe të preferuara të kryeqytetit.
Zona në fjalë është më e kërkuara për dyqane, pasi aty ka lëvizje të madhe këmbësorësh e mjetesh dhe nga ana tjetër, është zonë ku jeton një popullsi me të ardhura të mëdha, pasi eshte ngjitur me ish – Bllokun.
Dyqan per qira, me sipërfaqe totale 131.5 m2, pozicionohet në katin përdhe, me akses hyrje ne rrugen kryesore. Përbëhet nga 5 ambiente dhe 1 tualet. Rifiniturat janë shumë të mira dhe i pajisur dhe me sistem kondicionimi ne ambientet kryesore. Ambienti është i përshtatshëm për klinikë dentare, bar/kafe, restorant dhe aktivitete të tjera biznesi.