Jepet vile luksoze me qira, e cila shtrihet me pamje shumë të bukur nga Liqeni i Farkes dhe mali i Dajtit, me një vendodhje shumë të mirë në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër.
Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash, bar/restorante te njohura, me infrastrukturë të rregullt dhe lehtësisht e aksesueshme me Tiranen, Qendren Tregtare TEG etj.
Vila ndodhet në një prej komplekseve më të preferuara të Liqenit të Farkes. Ofron punime shumë cilësore, punime gipsi, ndricmi me LED. Është e pajisur me ashensor, sistem ngrohje-ftohje Chiller, sistem kapot, i shtruar me parket nga më cilesoret, e mobiluar me stil bashkëkohor dhe nga më cilesoret. Oborrin e ka të gjelbëruar dhe të sistemuar shumë bukur, dhe ofron pamje panoramike të Liqenit.
Vile 4 katshe me qira, me siperfaqe ndertimi 402 m2 + oborr të bollshem. Në katin -1 organizohet nga një ambient i madh gatimi me dalje në oborr, ambient ndenje, 2 tualete dhe lavanderia. Kati përdhe organizohet nga ambient i madh ndenje, nje tualet dhe veranda me pamje nga Liqeni. Kati 1 organizohet nga 3 dhoma gjumi, njëra nga të cilat është suite matrimoniale me ballkon dhe 2 tualete. Kati i 2-të organizohet nga 2 dhoma gjumi, tualeti dhe veranda prej 50 m2 që ofron pamje fantastike nga Liqeni.
Ka dhe 2 poste parkimi të mbuluara me tende.