Pershkrimi i Prones

Shitet vile, e cila ndodhet në kodrinat e gjelberuara te Bërzhites, vetëm 25 minuta larg nga qendra e Tiranes. Pozicionohet në mes te gjelbërimit, ajrit të pastër dhe freskise që ofron dhe afersia me lumin Erzen. Me akses direkt në autostraden Tiranë-Elbasan dhe me zonat perreth kryeqytetit, dhe vetëm 5 minuta nga qendra tregtare TEG. Një nga zonat më të preferuara për të jetuar por dhe për të shijuar qetesine, pasi ndodhet larg zhurmes dhe kaosit urban.

Resorti dhe zona ofrojne infrastrukturë të rregullt në të cilen përfshihen kategori banimi, sherbimi, bujqësi, bare, restorante të njohura të cilat ofrojne prodhimet bio te zones, resort me pishine, zona rekreative për fëmijë, siguri 24 orë, mirëmbajtje dhe siguri në komunitet.

Vila ofron punime shumë cilësore, parket druri nga më të mirët material nga të cilen behen pontet e Jahteve, dritaret plastike dhe alumin triple, grilat të gjitha me motor pult, fasade e termoizoluar me sistem kapot 8,30 me 5,70 dhe thellesi 1.2-1.75, sistem ngrohje-ftohje me Fancoil, sistem kamerash dhe alarmi, oborr te gjelberuar dhe sistemuar shumë bukur, 25 m2 verande me sistem ngrohje poshtë dhe xhama termik etj.

Vilë 2 katshe në shitje me siperfaqe ndertimi 180 m2 + 50.2 m2 ambient i vecuar për miqtë + 25 m2 verande (257 m2 totali ndertim) + 500 m2 tokë në certifikatë (800 m2 siperfaqe reale toke). Kati përdhe organizohet nga salloni i ndenjës, kuzhina e vecuar me dritare, ambient ngrënie, dhomë gjumi, tualet dite + dush, depo dhe veranda me dalje direkt në oborr dhe në pishinë. Kati i parë organizohet nga dhomë matrimoniale + tualet brenda, garderobe, 2 dhoma gjumi dhe tualet dite. Shitet pjeserisht e mobiluar, me dhomat e gjumit dhe tavolina e mesit. Ne oborr gjendet pishina me punime shumë cilësore.

Parkim i hapur për 2-3 makina.

Me çertifikatë pronësie.

Video e Prones

Detajet e Prones

Cmimi: 500,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Vilë
Katet: 2
Sip. e brendshme: 180 m2
Sip. Totale: 257 m2
Sip. Toke: 500 m2
Dhomat e gjumit: 4
Tualetet: 3
Mobilimi: Pjesërisht e mobiluar
Ka hipoteke: Po
Referenca: INF718

Vendodhje

Whatsapp