Pershkrimi i Prones

Shitet zyre te “Lake View” një nga rezidencat e banimit më të reja të vendosur strategjikisht në rrugen “Kristo Luarasi” dhe rrugën e “Kosovarëve”, duke ofruar kështu pamje nga liqeni Tiranës, Unaza e re dhe kompleksi i pishinave. Ka akses të menjëhershëm tek Parku i Madh i Liqenit, unazen e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Projekti spikat me vendodhjen e tij unike gjë e cila të jep mundësinë të jetosh jashtë qytetit por dhe pranë tij njëkohësisht.

“Lake View” Residences është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë qytetit dhe fare pranë gjelbërimit dhe natyrës duke ju garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje mbi Parkun e Liqenit dhe zones përreth.

“Lake View” Residences do të ofrojë punime shumë cilësore, projektet e te cilave gërshetohen në mënyrë të përkryer me peisazhin përreth. Në saj të arkitekturës së saj, mundëson krijimin e tarracave të gjelbërta të cilat shërbejnë si hapësira rekreative dhe relaksuese për banorët dhe vizitorët. Ofron dizajn unik dhe efikas të energjisë, izolim akustik, gjenerator i fuqisë rezervë, materiale me cilësi të lartë ndertimi, ashensor rezistente ndaj zjarrit, strukturë rezistente ndaj termeteve, termoizolim të avancuar, dalje emergjente, sistem kundra zjarrit dhe siguri 24 orë.

Zyre ne shitje me siperfaqe neto 57.7 m2 (75 m2) + 7.35 m2 verande, pozicionohet ne katin e pare teknik. Organizohet nga 1 ambient dhe tualeti. Zyra eshte me ashensor te dedikuar dhe hyrje te dedikuar.

Projekti është parashikuar të mbaroje brenda vitit 2023.

Detajet e Prones

Cmimi: 264,000 €
Qyteti: Tirana
Lloji: Zyra
Kati: 1
Katet: 17
Ashensor: Po
Sip. e brendshme: 57 m2
Sip. Totale: 75 m2
Referenca: INF737

Vendodhje

Whatsapp