“Lakeside” Residence, nje rezidence e re me vila dhe apartamente, e cila shtrihet me pamje nga Liqeni i Farkes, me një vendodhje shumë të mirë në mes të gjelbërimit dhe ajrit të pastër. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash, bar/restorante te njohura, me infrastrukturë të rregullt dhe lehtësisht e aksesueshme me Tiranen, Qendren Tregtare TEG etj.
Residenca është projektuar me arkitekturë moderne dhe ka dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë orientimit shumë të mirë. Do të ofrojë punime dhe rifinitura shumë cilësore, pamje mbreselënëse të liqenit, godina banimi të rrethuara vetëm nga gjelbërimi, sherbime, apartamentet do të jenë me ashensor, siguri dhe administrim 24 orë, komunitet elitar etj.
“Lakeside” Residence eshte kompleks me vila banimi dhe apartamente 2, 3 kate. Kompleksi përbëhet nga 14 vila të tipologjive të ndryshme individuale dhe të bashkangjitura, dhe një objekt banimi me apartamente 3 kate me ashensor + 1 kat parkim nentoke. Rezidenca eshte me mur rrethues dhe pishina.
Apartament ne shitje 2+1 me siperfaqe neto 100 m2 (111 m2 bruto) kati pere me orientimin lindje. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë matrimoniale + garderobe + tualetin, dhome gjumi, tualet dite dhe ballkoni.
Shitet dhe nje parking me cmimin 20,000 Euro.