Lundër NË LUNDËR, PRANË QENDRES TREGTARE TEG
Jepet vile me qira, e cila ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare te Tiranes. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afer me Tirana East Gate, Tirana \"International School\" dhe \"World Academy\" of Tirana.
Vila ndodhet në një zonë e cila ofron siguri 24 ore, cilesi ndertimi, infrastrukture moderne, privatesi, gjelbërim, ajer të paster, mirembajtje elitare, jetese ne komunitet etj.
Prona ka rifinitura cilesore, komplet e mobiluar me mobilim shume te mire, lartesi, oxhak funksional, termoizolim, sistem ngrohje-ftohje, panele diellore per ujin, oborr te gjelberuar dhe te sistemuar etj.
Vile 3 katshe me qira me sipërfaqe ndertimi 210 m2 + 160 m2 oborr. Organizohet nga salloni i madh ne te cilin ndodhet dhe oxhaku, kuzhinë+ambient ngrënie, 3 dhoma gjumi, 3 tualete, ambient lavanderi, verande e mbyllur, sdhe 3 ballkone.
Vila ofron parkim për 4 makina.
Cmimi është neto.