3 MIN NGA “TEG”
Luminor Residence, nje rezidence e re me vila, me një vendodhje shumë të mirë, shtrihet në një terren mes ajrit të pastër, gjelbërimit brenda rezidences, pranë Qendres Tregtare TEG, afer me komplekse rezidenciale vilash si “Rolling Hills”, “Long Hills” Residence dhe vetem 8 KM nga qendra e Tiranës. Ka një panoramë shumë të bukur të zonës përreth e cila karakterizohet nga paracela të gjelbëruara, privatësi dhe qetësi të cilat e bëjnë një nga vendodhjet më të preferuara të kryeqytetit. Infrastruktura rrugore e zhvilluar bën të mundur që Luminor Residencë të jetë lehtësisht e aksesueshme me autostraden Tiranë-Elbasan e cila ndodhet pak metra larg ndërtimit të këtij projekti të ri rezidencial.
Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash si, shumë afër me Tirana East Gate, “Tirana International School”, “World Academy”, Shkolla 9-vjecare “Kings Tirana” dhe me akses të lehtë me fshatrat piktoreske perreth.
Residenca është projektuar me arkitekturë moderne dhe ka dritë natyrale gjatë gjithë ditës falë orientimit shumë të mirë. Do të ofrojë punime shumë cilësore, fasadë të ventiluar, ndarjet e brendshme me gips/lesh guri, lartësi e katit 0 do të jetë 340 cm i përfunduar, kati -1 me material beton “faccia a vista” ose stil industrial, parketi druri me cmim 50 euro/m2, sistemi i dritave “smart home” etj.
Vile individuale me qira, 3 kateshe + bodrum me sipërfaqe ndertimi 379 m2 + 63.37 m2 verandë + 440 m2 oborr + 24 m2 pishinë. Kati nëntokë organizohet nga 1 ambient për lavanderi, ambient teknik, depo, ambient palestre, tualet dhe verandë. Kati përdhe përbëhet nga ambient ndenje, kuzhine + ambient ngrënie, tualet dhe verandë. Kati i parë organizohet nga 3 dhoma gjumi secila me tualetin përkatës brenda, depo dhe dy ballkone. Kati i dyte organizohet nga dhomë matrimoniale + garderobë + tualet dhe verande. Parkim për 4 makina. Vila eshte ne proces ndertimi, është parashikuar të mbarojë në Dhjetor 2023, do te mobilohet sipas renderave ne foto. Ka sisitem ngrohje ftohje qendror “Samsung”, ashensor, oxhak funksional etj.