Pershkrimi i Prones

Në një zonë shumë të mirë dhe të qetë jepet apartament 2+1 me qira. Ndodhet pranë disa institucioneve shtetërore, shkollore, arsimore e shoqërore. Ne zonen e “Komunes e Parisit” një nga zonat kryesore të kryeqytetit, fare pranë Parkut të Liqenit artificial dhe ish-Bllokut.

Prona ndodhet në një pallat të ri, shumë cilësor, me ashensor, shkallë emergjence dhe administrim shumë të mirë. Përpara ndërtesës ka shesh të gjelbëruar, ambiente relaksi, markete etj.

Apartamenti ofron punime dhe mobilim shumë cilësor. Është i pajisur me kaldaje elektrike Vailant 9KV me inverter, që do të thotë kur uji arrin nxehtësin e duhur redukton konsumin e energjise. Ka radiator për ngrohje në të gjithë shtëpin përfshire dhe banjot, instalim 3 fazor të energjise elektrike. Bolieret dhe mishelatoret e dusheve dhe pajisjet e hidrosanitareve janë të gjitha të reja. Kondicioner në cdo ambient. Bufeja dhe pajisjet elektroshtëpiake janë nderruar në vitin 2018 dhe janë të markes Siemens dhe Ariston. Shtëpia ka vetrata termike duralumini. Sistem filtrimi uji në bodrumin e pallatit, të personalizuar. Filtra llampe dhe zbutes uji. Sistem ëifi të instaluar që mbulon gjithë shtëpinë etj.

Apartament me qira 2+1, me sipërfaqe 110 m2, kati 7, me orientimin perendim. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë + ngrënie, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe ballkoni. Vendbanimi ka mundësi parkimi në zonë ose kundrejt pagesës poshtë godinës. 5000 mijë lek (të reja) në muaj.

Detajet e Prones

Cmimi: 800 €
Qyteti: Tirana
Lloji: 2+1
Kati: 7
Ashensor: Po
Sip. Totale: 110 m2
Dhomat e gjumit: 2
Tualetet: 1
Mobilimi: Plotësisht i mobiluar
Referenca: INF799
Whatsapp