Vile elitare me pamje nga deti ne shitje te Green Coast Village, nje projekt modern që frymezon rrjedhen e deshiruar natyrale të jeteses së fshatit bregdetar mesdhetar me pamje spektakolare të detit Jon dhe Parkut Kombetar të Llogarase. Rezidenca turistike dhe rezidenciale e para e këtij lloji në bregdetin Shqiptar ndodhet në një zonë unike dhe elitare vetem 150 M nga deti, në plazhin e mrekullueshem të detit Jon. Është vendi ideal për të jetuar shendetshem, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe prane freskisë së detit.
Projekti i Green Coast Village është realizuar nga EAA-Emre Arolat e cila është studio arkitekturore me famë ndërkombëtare, që i ka dhene jetë këtij projekti unik. Arkitektura e projektit shkrihet natyrshëm me mjedisin, duke i qëndruar besnik teksturës natyrale të zonës shkëmbore. Gama e ngjyrave është përzgjedhur në përputhje me arkitekturën mesdhetare dhe fasadat e mëdha lejojnë që hapësirat e brendshme dhe të jashtme të bashkohen dhe të funksionojnë si një e tërë.
Rezidenca do të ofrojë vila dhe apartamente elitare me pamje nga deti dhe nga mali me cilësi të lartë ndertimi, infrastrukturë të standarteve europiane, opsione për pishine private dhe tarraca të gjelbërta, ambiente rekreative, qendra sportive ujore, SPA & Klub fitnesi, 7 hotele me 5 yje, Qendra Tregtare-Green Coast Galeria nga TEG, sherbime dhe lehtesira me dyqane, bar-restorante te markave nderkombetare, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj.
Vilë individuale elitare ne shitje, me sipërfaqe ndertimi 283.2 m2 + 77.1 m2 verande + 23.7 m2 pishine + 526.6 m2 toke, me pamje të bukur nga Deti. Kati perdhe perbehet nga 3 dhoma gjumi secila me tualetin dhe garderoben perkatese, lavanderi, nje holl i madh, ambient tjeter dhe ballkon i madh i cili lidhet me te gjitha dhomat e gjumit qe jane me pamje nga deti. Kati i pare organizohet nga ambienti i ndenjes + ngrenie + kuzhine, tualeti dhe ballkon.
Parkim të hapur për 2 makina.
Parashikuar të mbarojë brenda vitit 2026
PER ME SHUME KONTAKTONI: +355 69 605 4036